Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën për nisjen e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim!

Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar si të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin vitin e shkuar. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e ndoqi online këtë seancë nga ku u vendos data 25 Mars për nisjen e shqyrtimit në themel të kërkesës së shtetit shqiptarë. Edmond Haxhia i kërkuar nga drejtësia shqiptare nën dyshimin se organizoi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u paraqit në gjykatë përmes video link nga burgu Wandsworth në Londër ku mbahet në paraburgim.

Harriet Bridgerman i është komunikuar ky vendim disa ditë më parë. Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin e katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën. Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë Angli dyshohet se është ekzekutori Nikulajat. Ai u ekstradua nga Maroku në Shqipëri fund-vitin e shkuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *