Votëbesimi ndaj qeverisë/ Meta dha “ok”, sfidën e radhës e ka Kuvendi

Ditën e nesërme në orën 10:00, 140 deputetët e qeverisë ‘Rama 3’ do të zhvillojnë në Kuvend votebësimin ndaj qeverisë.

Ky proces do të zhvillohet më herët këtë vit pasi në ditët në vijim kryeministri do të udhëtojë drejt Nju York-ut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së.

Dje Presidenti Ilir Meta dekretoi dje të gjithë emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për të formuar kabinetin e mandatit të tij të tretë. Tani sfida e radhës është Kuvendi.

Kreu i qeverisë Rama dhe ministrat e tij do të duhet që të marrin votëbesimin në Kuvend, për t’u betuar më pas tek Presidenti. Gjatë votëbesimit, secili nga ministrat do të duhet që të prezantojë vizionin e tij për detyrën që do të mbajë 4 vitet e ardhshme dhe t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës.

Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, kundrejt 59 që ka fituar Partia Demokratike, ndërsa pjesa e mbetur nga 140 deputetë është ndarë mes 4 përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 3 të tjerëve nga Partia Social Demokrate.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *