VODEO/ Me maskë në kokë dhe qesen me para në duar, momenti kur grabitësi ikën me vrap nëpër rrugica

Janë bërë publike të tjera detaje nga grabitja e paradites së sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një punonjësi agjencie valutore ju vodhën me dhunë paratë.

Kamerat e objekteve në zonë, kanë arritur që të kapin momentin kur grabitësi kalon në rrugë me vrap, me çantën me para në dorë.

“Klan News” ka siguruar pamjet teksa shihet që një prej grabitësve largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ai është i maskuar dhe është futur nëpër rrugica për të humbur gjurmët e mos të kapej nga punonjësit e policisë.

Dy autorët e dyshuar arritën t’i merrnin 55-vjeçarit Qani Zili rreth 3 milionë Lekë. E gjithë ngjarja ndodhi 08:40, në rrugën e Kavajës, në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”.

55-vjeçarit, i cili po udhëtonte motor dhe po transportonte paratë e një pike të këmbimit valutor drejt një pike tjetër, iu afruan 2 persona që gjithashtu ishin me motor. Ata e goditën Zilin me sende të forta në skafandër, duke e rrëzuar nga motori.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

/Burimi: Klan News/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *