Vlorë/ Droguan dhe abuzuan seksualisht me 26 vjeçaren, 3 të akuzuarit shokë me njëri-tjetrin

Vajza 26 vjeçare, e cila u drogua dhe abuzua seksualisht nga tre persona në Vlorë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës. Raportohet se vajza ndodhet në gjendje stabël por rëndë psikologjikisht. Ajo është gjetur në rrugë nga policët, të cilët e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet lidhja që kishin me vajzën. Pritet përmirësimi i gjendjes së të resë për të dhënë një deklaratë për policinë. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, ata nuk rezultojnë me precedentë penalë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *