Shkodër/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 60-vjeçari

Aksident në rrugën “Qemal Draçini” në Shkodër, ku një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën “Qemal Draçini”. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet Xh. J., 19 vjeç, banues në fshatin Sheldi, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin me inicialet B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se shoferi u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *