Vlora Hyseni në Beograd? Rama përgënjeshtron lajmin, akuza Berishës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryetarja e re e SHISH, Vlora Hyseni nuk ka qenë në Beogard ashtu siç ka akuzuar opozita.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se këto akuza të opozitës janë të pabaza, dhe se nëse në të vërtetë do ishin të interesuar për të vërtetuar lajmet do mjaftonte thjesht të ngrinin telefonin.

“Hedh një budalla një gur në lumë, edhe 100 të mençur nuk e zbulojnë dot. Në emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet kjo pyetje mua, ky është edhe qëllimi që ka budallai i ligë. Natyrisht që nuk ka qenë. Nuk ka nevojë të tirret dhe të bëhet legjendë. Mjafton që të ngrinit telefonin dhe të bënit pyetje për të marrë edhe një përgjigje”, tha Rama.

Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komsionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese publike i kërkoi sqarime Presidentit Begaj në lidhje me vizitën 10 ditore Hysenit në Beograd.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *