Ndodhi sërish, Presidenti Joe Biden rrëzohet në mes të skenës (video)

Ndodhi sërish! Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado të enjten.

Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i vendit në moshën 80-vjeçare, u pa duke u ndihmuar nga zyrtarët e Forcave Ajrore për t’u ngritur nga toka.

Presidenti kishte qëndruar në këmbë për rreth një orë e gjysmë për të shtrënguar duart me secilin prej 921 kadetëve të diplomuar. Derisa u rrëzua…

Sipas një raporti për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, ai u ngatërrua në një thes me rërë, prandaj edhe u rrëzua. E madje dhe pamjet e incidentit tregojnë Biden që drejton gishtin nga thesi me rërë.

“Ai është mirë. Kishte një thes me rërë në skenë ndërsa ai shtrëngonte duart,”- shkroi në Tëitter drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Ben LaBolt.

Për shkak të këtyre incidenteve, sondazhet e fundit sugjerojnë se shumica e votuesve amerikanë kanë shqetësime për moshën e presidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *