Vjehrri i Ardian Nikulajt zbardh detaje: Isha vetëm tre metra larg nga vendngjarja

Vjehrri i biznesmenit të vrarë ditën e sotme në Shëngjin, Ardian Nikulaj ka folur, duke zbuluar si si ndodhi ngjarja e rëndë ditën e sotme.

Në një intervistë për News24 ai zbuloi se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.

Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.

“Isha vetëm tre metra larg vendngjarjes,  u tronditëm nuk e dimë  se nga erdhi autori. Hyri në lokal një djal me jelek dhe skafandër në kokë. Ardiani është vrarë në lokalin e tij në Shëngjin”- tha ai.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë. Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.

Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *