U kap me drogë në Itali, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku

Bashkë me Kajmakun, pafajësinë e ka marrë edhe nipi i tij. Të dy u arrestuan pasi u kapën me 20 kg kokainë, e cila ishte fshehur në vazo lulesh.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u vu në pranga në Itali pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë.

Arrestimi i Kajmakut u bë nga autoritetet italiane në zonën e San Benedetto del Tronto, më 27 maj të këtij viti bashkë me nipin e tij. Gjatë operacionit,

Kajmakut i është gjetur edhe 20 kilogramë kokainë që po të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove. Droga ishte fshehur në një vazo me lule. Kajmaku i është prezantuar Policisë Italiane si i lindur më 6 korrik 1971, e si ish-kryebashkiak i Vorës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *