Vin Veli shuan heshtjen, flet për herë të parë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Rreth 4 vite më parë erdhi dhe ndarja e Vin Velit me Bora Zemanin. Ata janë prindër të një djali, Arborit, i cili nuk ka qenë as 2 vjeç kur dyshja u ndanë nga njëri-tjetri.

Pas divorcit, shumë është përfolur për romancat e tyre. DJ Vin Veli është përfolur shpesh për jetën e tij private.

I ftuar së fundmi në emisionin “Dola te Ola”, ai ka zbuluar se prej dy vitesh po jeton një histori të bukur dashurie.

Ai ka ndarë me publikun disa detaje, se partnerja e tij nuk ka dëshirë të shfaqet publikisht, sepse nuk i përket botës së artit apo medias. Dj Vin Veli është shprehur se të dy nuk jetojnë bashkë, por shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndodhë së shpejti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *