Vigjilja e Krishtlindjes/ Imzot George Frendo merr vlerësimin e veçantë nga Presidenti i Republikës, për kontributin 25-vjeçar në…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar ditën e sotme me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Imzot George Frendo, për kontributin e tij 25-vjeçar të dhënë në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë Durrës.

Në fjalën e mbajtur përpara krerëve të bashkësive fetare, Meta tha se, kjo dekoratë ishte një vlerësim i kontributeve të Imzot Frendos, ndaj bashkëjetesës fetare në Shqipëri, ndaj të pamundurve, të sëmurëve, si dhe personave me pamundësi ekonomike.

“Kam privilegjin t’i jap dekoratën “Nënë Tereza”, Imzot George Frendo, si vlerësim për të gjithë misionin e tij 25 vjeçar në Shqipëri.

Imzot Frendo ia ka përkushtuar jetën e tij më të varfërve, duke i siguruar ilaçe të pamundurve.

Ai ka ndihmuar studentët të cilët nuk mund të përballonin arsimimin, si dhe ka siguruar librat për fëmijët e familjeve në nevojë.

Ky shembull i tij na kujton Nënë Terezën ndaj dhe sot i akordojmë këtë dekoratë”,- tha Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *