VIDEO- Skandal/ Të dhënat e WhatsApp ofrohen për shitje, në mesin e tyre dhe nga Shqipëria

Cybernews ka konfirmuar pas një hetimi të gjatë se dikush po shet të dhënat e afro 500 milionë përdoruesve të WhatsApp. Bëhet fjalë për të dhëna të përdoruesve të WhatsApp nga 84 vende, në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Ky person pretendon se janë përfshirë mbi 32 milionë të dhëna përdoruesish në SHBA.

Më 16 nëntor, një person postoi një reklamë në një forum të njohur të komuniteti të hakerëve, duke pretenduar se ata po shisnin një bazë të dhënash të vitit 2022 me 487 milionë numra celularë të përdoruesve të WhatsApp. Të dhënat supozohet se përmbajnë të dhëna të përdoruesve të WhatsApp nga 84 vende, në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Ky person pretendon se janë përfshirë mbi 32 milionë të dhëna përdoruesish në SHBA.

Një pjesë tjetër e madhe e numrave të telefonit iu takojnë qytetarëve të Egjiptit (45 milionë), Italisë (35 milionë), Arabisë Saudite (29 milionë), Francës (20 milionë) dhe Turqisë (20 milionë).

Një person tha për Cybernews se ata po i shisnin të dhënat e SHBA-së për 7,000 dollarë, të Mbretërinë e Bashkuar – 2,500 dollarë dhe Gjermanisë – 2,000 dollarë.

Një informacion i tillë përdoret më së shumit nga sulmuesit për sulme mashtruese, për t’iu kërkuar përdoruesve të dhëna personale si numra të kartave të kreditit, prandaj përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj çdo thirrjeje nga numra të panjohur, thirrje dhe mesazhe të pakërkuara.

 

WhatsApp raportohet të ketë globalisht më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujor. Me kërkesë, shitësi i bazës së të dhënave të WhatsApp ndau një mostër të dhënash me studiuesit e Cybernews. Në mostrën e përbashkët kishte 1097 numra përdoruesish në Mbretërinë e Bashkuar dhe 817 në SHBA.

Cybernews hetoi të gjithë numrat e përfshirë në mostër dhe arriti të konfirmojë se të gjithë ata janë, në fakt, përdorues të WhatsApp.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *