VIDEO/ Shqiptari bën ‘namin’ në qendër të Athinës, qëllon me armë drejt efektivëve të policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme ku autor i ngjarjes është një shqiptar. Shqiptari është përplasur me armë zjarri me një grup efektivët policie.

Efektivët e policisë që ishin me motor i kanë bërë shenjë makinës ku ndodhej shqiptari që të ndalonte, por ai nuk është bindur. Jo vetëm kaq, por shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë drejt efektivëve.

Policët janë kundërpërgjigjur dhe për pasojë një efektiv ka mbetur i plagosur bashkë me shqiptarin që nisi sulimn me armë zjarri.

Të dy janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet identiteti i shqiptari që shkaktoi këtë panik në qendër të Athinës. Pritet që të zbardhen më shumë detaje.

/Burimi: Protothemagr/ Pështati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *