VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit, digjet një apartament në Tiranë

Zjarr në një kompleks pallatesh tek zona e Komunës së Parisit në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shkak për zjarrit mendohet se është shpërthimi i një bombole gazi. Fatmirësisht në banesën e A.K., nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Po ashtu, tashmë situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë pamje nga vendngjarja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *