VIDEO/ Propozimi i tifozit në fushë ‘pushton’ mediat e huaja prestigjoze

Një tifoz i Tiranës, kishte menduar një gjetje gjeniale, për të propozuar të dashurën e tij. Pak minuta para startit të derbit, ai kapërceu rrethimin e brendshëm, duke u futur në fushë, pasi vrapoi disa metra, ai inskenoi një situatë sikur u dëmtua dhe kishte nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.

Në këtë moment, e dashura që ndodhej në një prej tribunave, shkoi për të parë gjendjen e tij, ndërkohë që tifozi nxori nga xhepi unazën duke e propozuar.

Ky moment shkaktoi edhe brohoritma në shkallët e stadiumit, teksa video e propozimit të tifozit shqiptar së fundmi ka bërë xhiron e mediave të huaja, teksa nuk kanë munguar komentet e shumta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *