(VIDEO) Popullit i thotë kurseni vet shkon në Dubai/ Njihuni me Ministren e Ramës që mbajti udhëtimin “sekret”

Ditën e sotme në parlament Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka kërkuar popullit të përdorë sa më shumë transport publik dhe për më tepër të kursejnë sa më shumë pasi ditë jo të mira do vijnë.
Por deklaratat e kabinetit të Ramës janë si ato shprehjet popullore, “Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë”.
Balluku kërkon që qytetari të kursej qindarkën, kurse vet harxhon miliona lekë për udhëtime në Dubai.
Në harkun kohor të 1 muaji, ministrja ka shkuar 2 herë në vendin më të shtrenjtë, në Dubai.
Udhëtimi i parë ishte në një panair “Expo Dubai 2020”.
Ndërsa, udhëtimi i dytë për një takim që zhvillohet çdo vit “Atlantic Council Global Energy Forum”, që këtë radhë u mbajt në Dubai.
Por, detajet nuk mbarojnë këtu, Balluku udhëton jo si të gjithë qytetarët por në Business Class dhe për më tepër e shoqëruar me familjarë.
Ngelet enigëm se kush ka paguar faturën e kripur të biletës, ministrja vetë apo është mbuluar nga buxheti i shtetit.

Por këto lëvizje bien ndesh me urdhrin që kryeministri ka bërë në media duke u dal garantë qytetarëve se ministrave të tij ua ka ndaluar udhëtimin në klasin biznes, mesa duket ka dhe kokëfortë.

Belinda Balluku është kujdesur ta mbajë larg syrit të publikut vizitën e fundit në Dubai. Edhe pse ajo ishte ndër panelistet e forumit, deri më tani nuk ka asgjë të publikuar në faqet e saj në rrjetet sociale.

Por mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë “dekonspiruar” duke raportuar për pjesëmarrjen e ministres shqiptare në forum.
E po kështu fjala e saj është bërë publike në kanalet zyrtare të “Atlantic Council Global Energy Forum”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *