VIDEO/ Përsëritet ‘historia’, një tjetër ashensor prishet në një pallat në Tiranë

Situata me ashensorët në pallatet në Tiranë vijon të përsëritet. ‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë një video ku një ashensor është bllokuar prej më shumë se gjysmë ore.

Incidenti është regjistruar tek rruga e Elbasanit, mbrapa gjimnazit “Asim Vokshi”. Sipas informacioneve të para, mësohet se ashensori është prishur për shkak të materialeve të rënda që transportojnë banorët. Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur brenda ashensorit.

Rikujtojmë që para dy netësh një incident i tillë ndodhi në kompleksin e pallateve “Fratari” në Astir. Ashensori që u rrëzua kishte 5 persona brenda, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë të mitur, por vetëm dy prej tyre u plagosën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *