Video/ Nuk janë pamjet e një filmi! Marina amerikane teston me sukses armën lazer, shkatërron një dron!

Një anije luftarake e marinës amerikane që operon në Gjirin e Adenit qëlloi me sukses një objektiv lundrues me një sistem armësh lazer me energji të lartë këtë javë, zbuloi shërbimi detar të mërkurën.

Marina amerikane ka njoftuar se disa ditë më parë ka kryer me sukses testimin e armës lazer, duke shkatërruar një objektiv lundrues në Lindjen e Mesme, sistem ky që mund të përdoret kundër anijeve dhe dronëve të mbushur me bomba.

Në testin e realizuar në luftanijen USS Portland, arma laserike “Laser Weapon System Demonstrator”, goditi objektivin në Gjirin e Adenit, në sipërfaqen e ujit që ndanë pjesën lindore të Afrikës nga Gadishulli Arabik.

Flota e pestë e marinës në Lindjen e Mesme, e ka përshkruar stërvitjen “si gjuajtje të suksesshme” drejt objektivit. Më herët Portland kishte përdorur laserë për të luftuar kundër dronëve siç ishte rasti në maj të vitit të kaluar.

Gjiri i Adenit shtrihet përgjatë bregut jugor të Jemenit të shkatërruar nga lufta, që ka qenë në luftë që kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, pushtuan kryeqytetin Sanaa në vitin 2014.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite hyri në konflikt në mars të vitit 2015, por konflikti në një lloj ngërçi për shkak të zvarritjeve duke u bërë kështu fatkeqësia më e madhe humanitare në botë – ku si pasojë u vranë rreth 110 mijë njerëz.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *