(Video) Momente tmerri, avioni merr flakë gjatë fluturimit

Pasagjerët e një avioni Boeing 737 kanë përjetuar momente tmerri në ajër pasi një nga motorët u përfshi nga flakët.

Avioni i kompanisë “American Airlines” u ngrit nga aeroporti John Glenn Columbus, ndërsa kishte si destinacion Phoenix në Arizona, por u detyrua të rikthehej në aeroportin nga ku u ngrit pas zjarrit në motor.

Dëshmitarët kanë thënë se avioni u ndesh menjëherë pas ngritjes me një tufë shpendësh, të cilët dyshohet të jenë bërë shkak i rënies së zjarrit.

Megjithatë, pas 40 minutash në ajër, piloti arriti ta ulte avioni të sigurt në pistë. Fatmirësisht, veç momenteve të tmerrit në ajër, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *