VIDEO/ Mbretit Charles i ndodh incidenti, ja çfarë i ofroi fansi

Mbreti Charles ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore që kur u bë mbret, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla përshëndetën turmën e mbledhur, ku Charles e priste një surprizë.

Në një video të postuar në Twitter, shohim Charles duke përshëndetur turmën e njerëzve duke shtrënguar duart kur një i ri donte t’i jepte kurorën e tij prej letre nga Burger King.

“Kjo është për ty nëse e dëshiron”, tha i riu duke buzëqeshur. ”Jo, jam mirë”, Charles e refuzoi me mirësjellje ofertën e tij dhe vazhdoi duke qeshur. Megjithatë, ky person nuk ishte i vetmi që mbante kurorë nga Burger King, pasi të shumtë ishin ata që e mbanin në pritjen e Charles.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *