“Dora e Martinajt në masakrën e Don Boskos?” Përgjigjet kreu i SPAK

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë informale me gazetarët. Ndër të tjera ai foli edhe për dyshimet mbi përfshirjen e Ervis Martinajt në ngjarjen e ‘Don Boskos’ në Tiranë. Sakaq, mbetet ende mister fati i tij.

Dumani deklaroi se polici Lami nuk ka dhënë detaje lidhur me ‘zhdukjen’ e Martinajt.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme.

Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *