Video/ Makina humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, ka të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në Fier, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku makina tip “Peugeot” me targa AA734NG ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Ndërkohë, banorët e zonës bëjnë me dije se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë nuk ka mundur të frenojë dot.

Drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar, është dërguar me urgjencë me mjete rrethanore për në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *