(Video) Lufta në Ukrainë/ Zelensky tregon dhomën ku po banon prej një viti

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar pamje nga brenda dhomës së tij ku po jeton që prej nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar.

“Nuk vesh më kostume”, shpjegon presidenti ukrainas, duke lënë të nënkuptuar se që nga nisja e luftës vishet vetëm me uniforma ushtarake. Ai tregoi gjithashtu edhe një kostum që e përshkroi si “simbol i fitores” së Ukrainës, duke thënë se ai “po pret fitoren e Ukrainës”.

Zelensky nuk e fshehu se gjatë sulmeve me raketa ruse, ai dhe familja e tij u dërguan disa herë në strehimore speciale për të mos rrezikuar jetën e tyre.

“Unë e dua familjen time, por për mua, si president, të qenit këtu ishte prioritet”, tha ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *