VIDEO/ Ishin nisur për të marrë pjesë në një event, 3 ‘Ferrari’ përplasen kokë më kokë. Dëmi? Marramendës

Filadelfia/ Një aksident qindra-mijëra euroshe ka ndodhur ku tre ‘Ferrari’ janë përplasur kokë më kokë dhe kjo nuk është aspak një gjë e mirë për pronarët e tyre dhe sigurisht përveç faktit që nuk ka pasur të plagosur, duhet të jenë mërzitur tej mase për dëmet materiale.

Videoja e cila po bën xhiron e rrjetit, është filmuar nga një shofer i cili ndodhej pas makinave super luksoze të cilat u bënë ‘shoshë’ nga përplasja.

Makinat u përplasën teksa ishin nisur për të marrë pjesë në eventin “CF Charities Car”.

‘Ferrari’ 488 GTB i zi pasi përplas automjetin e tij  kthehet në korsinë qendrore duke goditur një tjetër ‘Ferrari’ dhe shfaqja nuk mbaron këtu!

Një përplasje tjetër vjen me një tjetër ‘Ferrari’ të zi 458 Italia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *