Finale e parakohshme në Munih, spektakël i garantuar/ Zbulohen formacionet e Francës dhe Gjermanisë

Në orën 21:00 do të luhet supersfida Francë-Gjermani e cila është konsideruar një finale e parakohshme. E gjithë bota do t’i ketë sytë nga sfida e mbrëmjes e cila garanton spektakël. Franca është kampionia e botës në fuqi dhe nuk mund të ‘’ulë kokën’’ mbrëmjen e sotme, ndërsa Gjermania si një ndër shkollat e futbollit më të mira në botë do të tentojë gjithçka për gjithçka.

Një fitore ndaj një rivali direkt do të trembte dhe kundërshtarët e tjetër të cilët do të ndjekin me kujdes rezultatin e kësaj ndeshje. Trajneri Low do të largohet nga ‘’panzerat’’ në fund të kompeticionit dhe ku ka më mirë se do largohet mes lavdisë duke ngritur trofeun, por për të arritur deri aty do të duhet shumë punë dhe mund.

FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Loris, Pavard, Kimpembe, Varane, Pogba, Kante, Rabiot, Hernandez, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp
Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Havertz, Kros, Gnabri, Gosens, Gyndoan, Myler, Trajner: J.Low

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *