Video/ Erdogan pyet Putinin: Sa antitrupa ke nga vaksina? Ja batutat midis 2 liderave botëror

Presidenti rus Vladimir Putin, ka pritur në një takim në Soçi presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin kanë zhvilluar edhe një bisedë rreth anti-trupave që kanë pas vaksinimit.

Bisedën e ka nisur Erdogan teksa e ka pyetur Putinin se cili është niveli i antitrupave që ka.

“Rreth 15-16”, është përgjigjur Vladimir Putin.

Pas kësaj përgjigjeje Erdogan ka thënë se një nivel i tillë është shumë i ulët. Putin është kundërpërgjigjur se kalkulimi i anti-trupave është bërë me metoda të ndryshme madje ia ka propozuar Erdoganit që ta marrë një dozë të vaksinës Sputnik V.

Por kreu i shtetit turk ka refuzuar, duke thënë se është vaksinuar me Pfizer/BionTech.

“Epo mirë pra, herën tjetër”, – ka thënë Putin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *