VIDEO/Djali i Aqif Rakipit merr mandatin e deputetit të PS-së në Tiranë, shpërblen shoqërinë me një super festë

Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer hersin dhe ka fituar mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Për të thyer hersin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që ai i ka kaluar pritshmëritë, duke siguruar me shume vota.

27-vjeçari i panjohur dhe i sapodiplomuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, doli nga zgjedhjet e 25 prillit si një nga kandidatët më të votuar dhe aktor vendimtar në fitoren e Partisë Socialiste në Tiranë.

Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së, dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve. Lidhur me këtë fitore, ai ka zgjedhur që të festojë. Ornaldo ka ftuar të gjithë miqtë e tij në një party, me muzikë dhe me këngëtarë. Në videon e publikuar nga ‘JOQ’, shihet që të riut i kanë bërë dhe tortë në ngjyrat e Partisë Socialiste, si dhe kanë vendosur sipër saj foton e Rakipit.

Ndonëse në periudhë pandemie, festa nuk është ndalur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *