VIDEO/ Armando Broja vendos një tjetër rekord! Shënon sërish një supergol në Premier League

Armando Broja përsëri protagonist në Premier Ligë. Sulmuesi realizoi golin e 3-1 ndaj Brentford pas një kundërsulmi të skuadrës së tij. Ky ishte goli i pestë për 20 vjeçarin këtë sezon në kampionat. Me këtë realizim shqiptari vendos një rekord për këtë sezon.

Faqja e specializuar “Opta” ka nxjerrë në pah një statistikë për Brojën. Me golin e shënuar ndaj Brentford shqiptari bëhet lojtari më i ri që ka shënuar 5 ose më shumë gola në Premier Ligë këtë sezon. I vetmi lojtar U-21 që ka shënuar më shumë është talenti i Arsenalit, Bukajo Saka me 6 gola.

Broja vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në Premier Ligë

/Burimi: Panorama sport/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *