Vera sjell emigrantët drejt bregdetit, fluks në pikat kufitare dhe në porte

Edhe ky sezon turistik ka sjellë emigrantët nga e gjithë bota drejt bredgetit shqiptar. Kjo ka sjellë dhe lëvizje të shtuara në pikat kufitare të vendit tonë.

Raportohet se në Kakavijë pergjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë afro 4 mijë persona. Autoritetet shqiptare në kufi po punojnë me 4 sportele ndërsa ato greke me dy të tilla.

Në Portin e Vlorës autoritetet thonë se këtë vit hyrje dhe daljet kane qene me te larta se veren e shkuar.

Edhe në Portin e Durrësit ky fillim gushti ka sjelle mijera emigrate dhe turiste.

Në katër ditë me tragetet e linjave të ndryshme kanë hyrë mbi 12 mijë persona.

Numri i udhëtarëve dhe turistëve qe vijne ne Shqiperi pritet të jetë i lartë edhe përgjatë kësaj fundjave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *