Vendoret/ Ushtria merr në mbrojtje ambasadat

Autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur institucionet e sigurisë së veçantë, pasi na ndajnë më pak se 24 orë nga zgjedhjet vendore. Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Më shumë se 7530 punonjës policie janë trajnuar, teksa 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. Ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme.

305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të policisë. Gjithashtu është ngritur një grup drejtimi në nivel qendror ndërsa është në funksion të plotë edhe aplikacionin digjital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi për raportim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *