Greqi/ Po ndihmonte dy të pastrehë, e dhunojnë për vdekje

Një 52-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Selanik, pasi u vra nga dy të pastrehë, të cilët tentoi t’i ushqente.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit. Dyshohet se tre personat kanë pasur një debat të ashpër dhe dy prej tyre kanë goditur 52-vjeçarin, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Dy autorët, të dy vëllezër të moshave 40 dhe 42 vjeç janë arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *