Vendoret në Elbasan/ Boçi prezanton programin: Synimi, vendet e reja të punës

Kandidati i Koalicionit Berisha-Meta për zgjedhjet e 14 majit në Elbasan, Luçiano Boçi prezantoi ditën e djeshme programin e tij.

“Kolonat kryesore mbi të cilat mbështetet siguria jonë për të ardhmen janë Demokracia Direkte dhe Zhvillimi Ekonomik” – tha Boçi duke sqaruar se bashkia do të krijojë 9 kompani me kapital të përbashkët për të krijuar shumë vende të reja pune.

“Përmes të drejtës kushtetuese të Peticionit, 1% e banorëve mund  ta detyrojnë Këshillin Bashkiak të mblidhet dhe të diskutojë çdo çështje me interes publik; 5% e banorëve mund të kalojnë në votim të Këshillit Bashkiak çdo Propozim të tyre dhe 25% e banorëve mund të rrëzojnë çdo vendim të Këshillit Bashkiak dhe ta kthejnë atë për rivotim”. – u shpreh Boçi.

Ai vuri në pah se është i gatshëm të punojë ngushtë me një bërthamë shumë profesionale ekspertësh që janë sot brenda bashkisë së Elbasanit. Ai po ashtu shtoi se synon të përfshijë shumë të tjerë të lënë në harresë nga politika si dhe me emra të shquar të diasporës që kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme.

Boçi shfaqi edhe imazhe nga zgjidhja për kryqëzimin e Cërrikut, Parkun e ri Olimpik, Muzeun e Gjallë të Zejeve, etj – projekte për të cilët Luçiano Boçi ka identifikuar tashmë zgjidhjet e nevojshme për realizimin e tyre pa vonesë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *