Vendi me koston më të lartë për të rritur fëmijë!

Kina është një nga vendet më të shtrenjta në botë për të rritur një fëmijë, njoftoi të mërkurën një institut i shquar kinez, teksa detajonte kostot e kohës dhe mundësive për gratë që zgjedhin për të pasur fëmijë në vend, raporton “Reuters”.

Kostoja e rritjes së një fëmije deri në moshën 18 vjeç në krahasim me PBB-në për frymë është rreth 6.3 herë më e lartë në Kinë kundrejt 2.08 herë në Australi, 2.24 herë në Francë, 4.11 herë në SHBA dhe 4.26 herë në Japoni, thuhet në një raport të Institutit të Kërkimeve të Popullsisë në Pekin.

Rritja e fëmijëve çon gjithashtu në një reduktim të orëve të punës me pagesë dhe normave të pagave të grave, ndërsa mjetet e jetesës së burrave mbeten kryesisht të pandryshuara. Raporti vjen pasi popullsia e Kinës ra për të dytin vit radhazi në 2023-shin me numrin e lindjeve të reja në rreth gjysmën e atij në 2016.

Një numër në rritje i grave po zgjedhin të mos kenë fëmijë për shkak të kostove të larta të kujdesit për fëmijët dhe mungesës së vullnetit për t’u martuar ose për të lënë në pritje karrierën e tyre, ndërkohë që diskriminimi gjinor mbetet i përhapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *