Veliaj inspekton punimet te gjimnazi ‘Partizani’: Punojmë për gjeneratat e ardhshme

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar këtë të dielë punimet tek gjimnazi “Partizani”.

Veliaj tha se kjo është shkolla e 42-të për ëtë mandat që po i shtohet komunitetit dhe se ndërtimi nuk ka lidhje me fushatën për zgjedhjet.

Sakaq theksoi se kjo shkollë do të pajiset me laborator, bibliotekë dhe palestër duke i dhënë një ‘fytyrë’ tjerët shkollës nga ajo që ishte dikur

“Kur të mbarojë, me cilësinë e punimeve që pashë, si po e përforcojmë shkollën e vjetër, si po shtojmë klasat e reja, laborator dhe bibliotekë të re, po ashtu edhe një super palestër, shkolla “Partizani” do të jetë vërtet më e mirë se “Samiu”. Madje, edhe fasada. Mezi pres që diplomimin e brezit të 2023-it, në qershor, të jemi këtu, t’i japim një fillim të ri ‘Partizanit’. Shkolla e re do të jetë vërtetë një stoli për Njësinë 8, por edhe një burim i jashtëzakonshëm dijesh e energjie pozitive për komunitetin. Kjo është shkolla e 42-të në këtë mandat. Sigurisht, ai që sheh zi, do të thotë se nuk është bërë asgjë. Ai që sheh me qartësi, do thotë ‘inat kije, por hakun mos ia ha’. Shkollat janë bërë dhe ky është realiteti. Ne duhet të fokusohemi që puna të mbarojë në afat. S’ka lidhje fare me zgjedhjet sepse qershori është pas zgjedhjeve. Nuk bëjmë asgjë me ngut për shkak të fushatës, por i bëjmë siç duhet sepse në fund planet nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme. Nëse punojmë për gjeneratat e ardhshme, i kemi punët në rregull. Po u morëm me këto llogaritë e vogla, si e tha, si ma tha, me cic-mice, humbasim kohë shumë të çmuar”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *