Veliaj fton të vegjlit të bëhen pjesë e kampit veror në parkun e madh të Liqenit Artificial

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në Kampin Veror Sportiv që do të zhvillohet nga 26 qershor deri më 21 korrik.

“Fëmijë, ‘Kampi Veror Sportiv’, ju mirëpret nga data 26 qershor deri më 21 korrik, te Parku i Madh i Liqenit.
Për një shumëllojshmëri sportesh në natyrë dhe për një eksperiencë të paharrueshme”, thekson Veliaj.

Kampi veror organizohet nga bashkia, e cila çdo ditë rezervon aktivitete të ndryshme për të vegjlit.

Profesionistë të fushave të ndryshme çdo ditë ndajnë përvojën e tyre me fëmijët. Synimi i këtij kampi nuk është vetëm argëtimi, por edhe kalitja e trupit dhe e mendjes.

Linku i regjistrimit:

https://forms.gle/nej8vzB2MHUQyaeF9

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *