Vdekja e 22-vjeçares keniane/ 6 persona shoqërohen në polici, mes tyre edhe shoferi i kazinosë

Ditën e sotme 6 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, si të dyshuar ose që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko. Mësohet se mes personave të shoqëruar është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit. Deri tani nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti nga prokuroria. Mësohet se gjatë natës janë kontrolluar edhe disa banesa.

Si ndodhi ngjarja?

E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri-tjetrin.

22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *