“Vatër e nxehtë konflikti”, analisti turk: Greqia është kërcënimi numër një për Turqinë

Ndonëse e gjithë vëmendja është përqendruar në luftën e Ukrainës, një tjetër vatër e nxehtë konflikti pritet të jetë ajo mes Turqisë e Greqisë.

“Kërcënimi numër një për Turqinë është Greqia”, pohoi analisti dhe nënkoloneli në pension i Erdogan Karakus për CNN Turk.

Gjatë një emisioni lidhur me tensionin mes dy vendeve, me titull: “Cili është plani i Greqisë për 18 anije luftarake në Egje?”, Karakous tha se interesat turke janë në konflikt me ato greke në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, kjo sepse vendi nuk e pranon narrativën për shelfin kontinental turk.

“Kërcënimi numër një për Turqinë është Greqia, sepse interesat janë në konflikt. Shikoni Mesdheun Lindor, ku interesat janë në konflikt, shikoni, ata nuk duan të pranojnë shelfin tonë kontinental”, tha Karakous, i cili gjithashtu ka argumentuar se emrat “Egje” dhe “Agamemnon” vijnë nga turqishtja e vjetër.

Kujtojmë se në buletinin e lajmeve të të njëjtit rrjet, analisti i referohet vendimit të Turqisë për të mos marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Tiger Meet”, e cila do të mbahet në Athinë, si dhe Greqia rrit tensionin dhe përshkallëzoi kështu presionin në Egje, pavarësisht “thirrjeve të Turqisë për zgjidhje paqësore të problemeve”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *