Vaksinimi në vend, Rama jep lajmin: Mbërrijnë edhe 31590 doza të Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se doza të tjera të vaksinave anti-covid kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se bëhet fjalë për 31590 doza të Pfizer. Ndër të tjera kreu i qeverisë bën me dije se në total në vendin tonë kanë ardhur mbi 1.9 milionë vaksina. Kryeministri Rama e mbyll shkrimin duke përsëritur thirrjen për t’u vaksinuar.

Postimi i plotë

? 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë??
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni??
#MbroShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë ?.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *