Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës me detyrim në Shqipëri, mjekja: Mbrojtje deri në 95%

Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës është bërë e detyrueshme në vendin tonë. Aplikimi i kësaj vaksine ka nisur për herë të parë në fillim të nëntorit, ndërsa mjekët thonë se ka pasur një interes të madh nga prindërit që duan të vaksinojnë vajzat e tyre 13-vjeçare.

“Kemi pasur nje interesim të rritur të prindërve për vaksinimin e vajzave. Situata po shkon mirë. Kemi vaksinuar diku te 30 vajza. Po bëjmë të gjitha njoftimet”, thotë mjekja e Qendrës Shëndetësore numër dy në Tiranë, Sonila Brati, duke shtuar se vaksina ofron mbrojtje dhe merret me një dozë të vetme.

“Vaksina ka mbrojte te 95%. Prashikohet që mbrojtja të jetë deri në 10 vite. Në Shqipëri vetëm me një dozë. Injektohet në krah. Efektet ansore janë temperaturë, ethe, dhimbje krahu”, thotë ajo.

Mjekja flet për rëndësinë e kësaj vaksine, pasi kanceri i qafës së mitres është një ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vendin tonë.

“Çdo vit rastet me kancer të qafës së mitrës shtohen dhe renditen e dyta për sa i përket vdekshmërisë në Shqipëri. Vajzat duhet të vinë të vaskionhen”, apelon mjekja.

Për ta parandaluar kancerin në të gjitha qendrat shëndetësore, ofrohet vaksina HPV për vajzat e lindura në vitin 2009. Nga vaksina përfitojnë çdo vit 15 mijë vajza 13-vjeçare./abc

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *