“Vajzat më duan për lekë por ky është realiteti”/ Atdheu i ‘Për’Puthen’ befason me deklaratën e tij

Së fundmi, ish-konkurenti i Për’Puthen Atdhe Xharavina ka qenë i ftuar në programin “Ftesë në 5”. Ai kujtoi momentin kur ka vuajtur nga një sëmundje kockash por që pasi mori mjekimin, shëndeti i tij u përmirësua. “Shkova jashtë shteti dhe me kurën e tyre u shërova për 2 muaj”,- tha ai.

Sa i takon lidhjeve të dashurisë, Atdheu është mjaft i zhgënjyer. Ai tha se vajzat sot shohin vetëm interesin, duke iu referuar parave. “Si partnerja dhe gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty. Shumicat qëndrojnë sepse jam mirë, kjo është shumë e vërtetë. E dhimbshme sepse është realitet”- u shpreh ai.

Mamaja e Atdheut ka vuajtur nga kanceri, ndaj ish-konkurenti i “Për’puthen” bëri më herët gjestin që na preku të gjithëve. Ai tha se kishte vendosur të dhuronte flokët e tij për paruke, për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri.

“Më keni pyetur shumë për arsyen pse kam vendosur ti heq flokët. E vetmja arsye është që kisha kohë që doja ti hiqja. Kur m’u sëmur nëna ime gjëja më e shenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la t’i heq atëherë. Doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha në repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mia. I dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato. Të njejtën gjë vendosi të bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuruar në Shqipëri, vëllai do t’i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt.”- rrëfeu ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *