Vajza vëmendje! Vetëm me këtë gjest mund t’ja rrëmbeni zemrën Noizyt

Reperi i njohur Noizy kohët e fundit është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku përveç projekteve muzikore apo koncerteve, publikon shpesh edhe video për të qeshur.

Së fundmi, ai ka publikuar në Instastory një video e cila ka tërhequr shumë vëmendje.

Në videon e shpërndarë shfaqet një vajzë e cila pastron sandalet para se të futet në makinë.

“Vajza nëse hyni në makinën e një djali kështu, ai me siguri do t’iu propozojë”, shkruhet në tekstin e videos, ndërsa reperi ka vendosur ta shoqërojë me disa emoji të qeshurash postimin.

Noizy prej vitesh është deklaruar si beqar, por duket se gjërat kohët e fundit kanë ndryshuar pasi ai ka folur për herë të parë për vajzën që i ka fituar zemrën në një emision.

“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, u shpreh ai në emisionin “N’majë t’gjuhës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *