Vajza jeni kurioze të dini se si ndihet partneri kur ju i dërgoni foto nudo? Ja disa nga përgjigjet që japin zakonisht ata

Sapo kemi nisur një lidhje të re apo jeni në një marrëdhënie prej kohësh dhe partneri ju kërkon mesazhe seksi. Nëse kjo gjë në fillim ju bezdis, mos u përpiqni partnerin tuaj t’ju dërgojë mesazhe seksi por ajo që duhet të bëni është të siguroheni për veten tuaj se ato foto që edhe ju dërgoni mos të përfundojnë në duart e personave të gabuar.

Një studim amerikan ka nxjerrë së fundmi disa përgjigje të meshkujve, në lidhje sesa e rëndësishme është për ta që partnerja e tyre të dërgojë foto erotike.

Përgjigjet:

  • Mua kjo gjë nuk më intereson. Nëse dua ta shikoj të dashurën nudo, thjesht e marr në telefon dhe e zgjidh këtë gjë.
  • Dua  ta shikoh live, është më argëtuese se në foto.
  • Unë në fakt e urrej se si teknologjia është futur kaq thellë në jetën tonë. Unë mendoj se fëmijët po rriten me një ide të gabuar se si duhet të jetë sjellja normale e një çifti të dashuruar. Kjo gjë nuk është në listën e gjërave që unë dua të bëj. Pastaj kurrë nuk i dihet se çfarë bën një djalë me fotot nudo që i ke dërguar nëse ju ndaheni.
  • Unë kam qenë i martuar për 4 vite dhe gruaja ime nuk më ka dërguar asnjëherë asnjë mesazh erotik. Unë mendoj se ky ka qenë një problem i madh në marrëdhënien tonë.
  • Varet sa e gjatë është marrëdhënia që ke. Nëse ai jeton në të njëjtin qytet me ty, më duket e panevojshme. Gjithsesi, bëni çfarë ju bën të ndiheni rehat.
  • Mua më duket më interesante kur një vajzë nuk dërgon mesazhe të “pista”. Ndoshta kur je i martuar ose në një marrëdhënie të gjatë, bën sens, por kur sapo je njohur me dikë, mos e bëni provë. Unë nuk jam një djalë konservator, madje jam shumë mendje hapur sidomos në dhomën e gjumit, por sa i përket dërgimit të fotove nudo, ky është mendimi im.
  • Kjo është një çështje me rëndësi për një çift. Unë jam plotësisht dakord që çifti të shkëmbejë foto nudo. Unë për vete i bëj, i dërgoj dhe më pas i fshij.
  • Unë dhe partnerja ime nuk dërgojmë foto të tilla pasi jemi të frikësuar nga hakërimi i fotove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *