Vajza e Ilir Shaqirit fanse e Donaldit, çfarë mendon balerini në lidhje me këtë?

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj ishin padyshim rivaliteti më i fortë i edicionit të parë të “Big Brother Vip”, teksa balerini dhe aktori u ballafaquan shumë shpesh gjatë programit deri në natën finale, madje deri në momentin e fundit të spektaklit nga i cili Shaqiri doli si fitues.

Që nga ajo kohë, edhe pse ndanë një përqafim në fund, ata nuk kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin, të paktën publikisht, megjithatë edhe pse vetë Iliri nuk është edhe aq fans i Donaldit, dikush nga familja e tij është. Ose të paktën dëgjon këngët e tij.

Po flasim për vajzën e artistit, Emily Shaqiri, e cila së fundmi është shfaqur në TikTok-un e saj teksa dëgjon dhe këndon pikërisht këngën “Nuk je”, një nga më të njohura e Veshajt. E si për t’ju përgjigjur komenteve të ndjekësve të saj, Emily sqaroi: “Përshëndetje njerëz, nuk jam zënë me babain”, si për të treguar që fakti që po dëgjon Donaldin nuk është për “inat” të të atit.

https://www.tiktok.com/@emilyshaqiiri.official/video/7160331102639475973

Pra besojmë se Iliri është shumë i qetë që vajza e tij mund të jetë fanse edhe e Donaldit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *