Ursula von der Leyen shtyn vizitën në Mal të Zi, ja shkaku

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze avioni me të cilin Von Der Leyen do të udhëtonte drejt Malit të Zi nuk ka mundur të ngrihet nga aeroporti i Beogradit për shkak të motit të keq.

“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE.

Ndërkohë, mbi anulimin e vizitës ka reaguar edhe vetë Presidentja e KE.

“Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Kujtojmë se zyrtarja e lartë e BE ndodhet në rajonin e Ballkanit prej 3 ditësh ku ka zhvilluar vizita në Kosovë, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe Serbi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *