“Unë jam biovend”/ Rama publikon foto të revistës gjermane: Ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte foto të revistës gjermane, nëpërmjet të cilave tregon se revista ‘Sten’ i ka dedikuar një artikull agroturizmit shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se nëpërmjet këtij artikulli del në pah natyra e bukur shqiptare dhe ushqimi bio.

“Revista prestigjoze gjermane “Stern” i ka dedikuar një artikull të gjatë agroturizmit shqiptar, duke nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio. Ndërsa e prezanton Shqipërinë në titull me shprehjen “UNË JAM BIOVEND” ky artikull është një ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *