Ultimatum SPAK për të goditur politikanët e korruptuar, Rama sulmon Yuri Kim

Kryeminsitri Edi Rama po mban fjalën e tij në takimin e 30-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim ku tha se ambasadorët e huaj komentojnë vendimet e gjykatave duke shtuar se kjo gjë nuk është e këshillueshme. Më tej ai shtoi se këtij kurthi joshës do t’i shmangem në kufijtë e të mundurës.

“Jemi këtu, para pushteti gjyqësor pa harruar dhe veshët e sytë e diplomatëve të huaj që kur vjen tek drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj dhe ndjejnë se e ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave. Për mua është hiç e këshillueshme dhe më pas jo e imitueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi joshës do mundohem t’i shmangem në kufijtë e të mundurës. Në sytë e mi ç’ka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *