30-vjetori i krijimit të GJK, Begaj: Reforma në drejtësi solli zhvillime pozitive

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese tha se ky institucion është më i balancuari dhe shumë i vendosur në rrugëtimin e standardeve.

Gjatë fjalës së tij, Begaj tha se GjK është një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Më tej ai shtoi se reforma në drejtësi ka sjellë po ashtu zhvillime pozitive për Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Që nga 1992, Gjykata Kushtetuese është konfirmuar si një institucion i balancuar dhe i vendosur në rrugëtimin drejt standardeve më të mira. Ndryshimet ligjore në këto 30 vite e kanë vënë Gjykatën Kushtetuese para sfidave të ndryshme, duke prekur aspekte të organizimit, kompetencave dhe funksionimit normal.

Reforma në drejtësi, e mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, ka sjellë zhvillime pozitive për Gjykatën Kushtetuese dhe aksesin në drejtësinë kushtetuese. Transparenca mbetet thelbësore për të ruajtur besimin e publikut te Gjykata Kushtetuese dhe për të siguruar një qasje të lehtë dhe cilësore të qytetarëve në drejtësi.

Pavarësimi dhe paanshmëria kërkojnë mbështetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore, për të mundësuar funksionalitet, aftësi vetë-rregulluese dhe për të mos lejuar asnjë cenim, nga asnjë degë e pushtetit”, tha Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *