Ulet numri i infektimeve dhe dy humbje jete, njihuni me bilancin e Covis-19 në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin ditor të Covid-19, ku është vënë re një ulje numrit të rasteve aktive, ku gjatë ditës së sotme janë rregjistruar 233 infektime. Po ashtu dy qytetarë humbën betejën me virusin.

Njoftimi i MSH:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:

78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2022)

Raste të reja ditore               233

Të shëruar në 24 orë          1044

Të shtruar në spitale            32

Humbje jete në 24 orë           2

Testime ditore                     606

Testime totale               1,903,035

Raste pozitive                  305,123

Raste të shëruara              292,597

Raste Aktive                        8,997

Humbje jete                         3,529

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           5,264

Durrës                     637

Fier                                          620

Vlorë                                    463

Elbasan                               400

Shkodër                             379

Berat                                     368

Korçë                                 260

Lezhë                                 244

Gjirokastër                      177

Dibër                               127

Kukës                                 58

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *