UEFA merr vendimin për finalen e Champions

Arbitri Raymond Marciniak, do të drejtojë ashtu siç ishte përcaktuar, finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. UEFA e konfirmoi arbitrin pasi pranoi ndjesën e polakut, që u akuzua se kishte marrë pjesë në një organizim të së djathtës ekstreme në Katovicë, në 29 maj, me arbitrin që u shfajësua se nuk e dintë se çfarë natyre kishte eventi ku kishte marrë pjesë, diçka që vuri në diskutim prezencën e tij në finalen e Champions League.

Marciniak kërkoi ndjesë nëpërmjet një komunikate që u bë publike nga Uefa në të cilën nënvizon impenjimin e tij në luftën kundër diskriminimit në futboll. “Në të ardhmen do të jem më i kujdeshshëm në zgjedhjen e eventeve apo organizatave në të cilat do të bëj pjesë. Impenjohem të mësoj nga kjo eksperiencë dhe garantoj se nuk do të bëj më të tilla gabime”, – shkruan Marciniak i cili vazhdon; “Nuk kam mbështetur kurrë asnjë parti, organizatë politike apo politikan dhe distancohem haptaz nga çdo këndvështrim, deklaratë apo veprim ekstrem, racist apo anti semit”.

Marcinian në këtë mënyrë  mbrohet nga akuzat që i ishin bërë nga organizata “Never Again” në Varshavë, se kishte marrë pjesë në një event të organizuar nga lideri i së djathtës ekstreme polake Mentzen, i njohur për qëndrimet e tij homofibike dhe anti semite.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *