UEFA merr vendimin për arbitrin e finales së Championsit!

Çështja Marçiniak ka marrë fund dhe hetimi i nisur nga UEFA për një përfshirje në një fushatë politike me natyrë antisemitike dhe homofobike për gjyqtarin polak Simon Marçiniak është mbyllur.

Marçiniak do të jetë arbitër i finales dhe vetë UEFA e ka konfirmuar diçka të tillë. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, organi më i lartë i futbollit në Europë shprehet se ka marrë një letër nga arbitri polak i cili ka sqaruar të vërtetën dhe ka kërkuar falje.

Diçka e tillë është pranuar nga UEFA që nuk ka marrë asnjë vendim për të. UEFA ka shtuar se është konsultuar edhe me organizata OJQ dhe më pas është vendosur për të mos e dënuar arbitrin pasi do të ishte një mesazh i gabuar në luftën kundër racizmit./PanoramaSport

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *